Sigurisht, teze Era sot ka urimin special për mbesën Rene

By


Sot feston ditëlindjen Renee – vajza e Nora Istrefit dhe Robert Berishës.

Ajo u bë katërvjeçare dhe tezja Era Istrefi, këngëtarja shumë e njohur e uroi mbesën e saj. Që kur ka lindur Renee, Erën e kemi parë shumë të afërt me të dhe me këtë e ka dëshmuar se është një teze shumë e afërt dhe e dashur.

Ajo hyri në Instagram dhe postoi një foto me Renee e cila kishe veshur një fustan princesash. Ajo në postim shkroi:

“ Shumë urime ditëlindjen mbesës sime princeshë Renee. Jam shumë e lumtur dhe krenare për ty! Shpresoj ta dish sa shumë të dua engjull i vogël.”

Artikuj të ngjashëm