Si shkon me kunatën Xhensila Myrtezaj?!

By

Për relacionin e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt nuk kemi asnjë dyshim.

Përkundër viteve që kalojnë, dyshja, si një çift ikonë në estradën shqiptare vetëm sa rrisin dashurinë për njëri-tjetrin.

Por, ndër vite, pak kemi parë e dëgjuar mbi relacionin e këngëtares së hitit ‘High love’ me familjen e Besit.

Pak nga kjo pjesë është kuptuar mbrëmë në intervistën e kunatës së Xhensilës për Turjan Hyskën.

Ana, vajza që u shndërrua në trendin e portaleve pas ‘zbulimit’ që është motra e Bes Kallakut, krahas punës në televizion foli edhe për Xhensilën.

Bukuroshja deklaroi që mes vete janë shumë të lidhura qysh para shtatë vitesh kur Besi dhe Xhensila nisën historinë e tyre të dashurisë teksa Myrtezajn nuk preferoi ta quajë kunatë shkaku që e ndjen edhe më të afërt..

Përkrahje, kunatës i ka dhënë edhe vetë këngëtarja duke shpërndarë në profilin e saj në Instagram një insert nga intervista direktë dhënë mbrëmë në Vizion Plus. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm