Si reagon Fjolla Morina kur ‘ndeshet’ me Tunën ?! (VIDEO)

By

Fjolla Morina dhe Tuna Sejdi janë dy këngëtare që me njëra-tjetrën marrin ‘kontakt’ duke mos u përputhur në asnjë pikë.

Një lloj rivaliteti e kanë ekzistent tash e disa vite teksa kjo punë është transmetuar edhe në rrafshin profesional me përgjigje e kundërpërgjigje përmes projekteve.

Por, duket se Fjolla Morina pavarësisht të gjithave nuk e çan kokën për këngëtaren teksa këtë e ka dëshmuar në Snapchat.

Fjolla është parë teksa pozon në një prej kafiterive të kryeqytetit me këngën e Tunës me Fatman Scoop në prapavijë. E pa penguar, primare për Fjollën duket të ketë qenë që t’i dalë një Snap i duhur.

Në planin artistik, dje është publikuar ‘Gangsta’ që pason suksesin e madh të Fjollës me ‘Trileqe’. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm