Si do titullohet kënga e Bleros dhe SoulKid ?!

By

‘Buza’ ishte projekti i parë që bëri bashkë Bleron dhe Soul Kid para disa viteve. E tashmë, bashkëpunimi i dytë i dy artistëve është gati.

Kënga e re siç raportuam tashmë ka të finalizuar edhe videoklipin dhe premierën ekskluzive televizive do ta ketë në emisionin NIN me Alaudin Hamitin.

Megjithëse u zbulua edhe një sekuencë e shkurtër në faqen zyrtare të emisionit në Facebook, titulli i këngës nuk u morr vesh.

Prive.al mëson se ky krijim muzikor do të titullohet ‘1her’ dhe pritet që të jetë një hit në këtë fillimvit.

Artikuj të ngjashëm