Si asnjëherë më parë, Leonora Jakupi lahet në lot

By

Leonora Jakupi, si asnjëherë më parë, sonte ka ardhur në një tjetër dimension.

E ftuar në Top Channel tek ‘Dua të të bëj të lumtur’ ajo është bërë pjesë e një befasie për nënë Ferdonijen, gruan heroinë nga Gjakova që ka humbur në luftë katër djemtë dhe bashkëshortin në luftë.

Pasi performoi këngën ‘A vritet pafajësia’, me të përqafuar zonjën, Leonora e cila ka humbur babanë në luftë ka shpërthyer në lot.

Mes tjerash, këngëtarja i ka kërkuar zonjës Ferdonije që në një formë, të bëhet vajza e saj, gjë që është pranuar nga heroina gjakovare. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm