Shyhrete Behluli publikon këngën e re kushtuar nuseve e vjehrrave (VIDEO)

By

Këngëtarja e famshme e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, ka publikuar këngën e re me një klip të filmuar në një dasmë.

Behluli që tash e sa kohë u këndon raporteve familjare, ka realizuar këngën e dytë “Mirë po lujka nusja e vjehrra”, që iu kushtohet nuseve të reja e vjehrrave.

Kjo këngë, sikurse ajo paraprakja “Hajde nuse reja jeme”, sigurisht do zërë vend të rëndësishëm në gazmendet ku lidhet martesa.

Në zakonet e traditat tona, është e shprehur që nusja të vallëzojë me vjehrrën e saj në dasmë e kanagjeq, dhe sigurisht kjo këngë do të luhet shpesh këtë vit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm