Shyhrete Behluli përfundon xhirimet e bashkëpunimit me vajzën e saj (FOTO)

By

Siç edhe jemi mësuar tash e disa vite muaji dhjetor na sjellë me vete shumë projekte të reja nga këngëtarët tanë të cilët me prurjet e tyre dëshirojnë që të jenë sa më afër publikut në këtë periudhë festash.

Anash në këtë aspekt nuk ka mbetur as këngëtarja e njohur Shyhrete Behluli e cila këtë vit do të vijë me shumë produkte e gjithashtu edhe me një risi mjaft të madhe.

Ajo do sjellë një bashkëpunim me vajzën e saj Engjëllushën për të cilën projekti në fjalë do të jetë debutues në skenën tonë muzikore.

Kënga do të jetë pjesë e njërit prej programeve të vitit të ri derisa xhirimet për të kanë përfunduar mbrëmjen e kaluar.

Se a do të rezultojë në një sukses projekti i ri nga dyshja dhe se a do të jetë në gjendje Engjëllusha të ‘çajë’ hijen e së ëmës për të depërtuar kështu në tregun tonë muzikor kjo mbetet të shihet me kohë.

Më poshtë keni edhe fotografinë ku shihet Shyhretja me vajzën e saj gjatë xhirimeve të projektit në fjalë. /Prive.al/

 

 

Artikuj të ngjashëm