Shyhrete Behluli ka disa fjalë për ata që e uruan për ditëlindje

By

Këngëtarja shumë e dashur për publikun tash e shumë vite Shyhrete Behluli, dje festoi ditëlindjen e 57-të.

Shyhretja mori shumë urime edhe pse nuk ishin publike, megjithatë kështu la të kuptohet përmes një fotografie që ka postuar më vonë në Instagram.

Këngëtarja shihet me ëmbëlsirën e ditëlindjes pranë vetes, e bërë nga fëmijët e saj pasi në të shkruan ‘urime ditëlindjen mam’.

“Faleminderit,te gjithe juve qe me keni embelsuar me urimet tuaja”, ka shkruar Shyhretja.

Këngëtarja ka plot 40 vite karrierë./Prive.al   

Artikuj të ngjashëm