Shuhet kurioziteti: Publikohet ‘Shanghai’ nga Flori dhe Dj Vicky!

By

Mjafton një postim që paralajmëron këngën e re dhe të gjithë jemi kuriozë për të dëgjuar atë që ka krijuar Flori Mumajesi.

Doza e kureshtjes u shtua kur kantuatori njoftoi se klipi ‘Shanghai’ në bashkëpunim me Dj Vickyn do të publikohet.

Tashmë ky produksion muzikor është publikuar në YouTube, ku që në start kanë vërshuar klikimet në këtë media sociale.

Videoklipi i punuar nga Imagine Films është i kuruar deri në detaj, si çdo produkt i përbashkët mes këtyre artistëve.

Ajo që bie në sy janë edhe skenat paksa të nxehta mes personazhet që shfaqen në spot./Prive.al

Artikuj të ngjashëm