“Shpia e Agës”, filmi shqiptar i cili pritet të jetë i suksesshëm në festivale të filmit

By

“Shpia e Agës”, është film me regji të kosovares Lendita Zeqiraj  dhe në bashkëpunim me produksionin Woof Films.

 Ky film do të ketë premierën në  Karlovy Vary International Film Festival së bashku me 11 tituj tjerë.

Përveç regjisë Lendita ka përgatitur edhe skenarin e këtij filmi. Ky film shtjellon historinë e Agës nëntë vjeçar, i cili jeton me pesë gra në një shtëpi jashtë qytetit.  Në mënyrë të fshehtë ai planifikon të gjejë babain e tij diku nëpër burgjet e Serbisë, dhe fiton para duke shitur cigare rrugëve. Aty ai takon Cerën, një burrë arrogant dhe i dhunshëm i cili ka urdhër ndalese, duke e ndaluar t’i ofrohet shtëpisë për shkak se kishte ngacmuar një nga banorët. Gjithsesi kur një grua tenton vetëvrasje, Cera është i vetmi rrotull që ta ndihmojë Agën ta dërgojë në spital.

Pjesa tjetër e filmit është punuar nga Sofian El Fani si kinematograf, Krenare Rugova si kostumografe dhe Burim Arifi drejtor arti.

Trupa e aktrimit përfshin: Arti Lokaj, Rozaf Qelaj, Basri Lushtaku, Adriana Matoshi, Shengyl Ismaili and Melihate Qena

Përgjegjës për prodhimin ishte n’Art Creative Studio nga Kosova dhe për bashkëprodhimin Woof Films (Kroaci), Sacrebleu Productions (Francë) dhe SKA-NDAL Production (Shqipëri). Filmi u mbështet nga Kosova, Qendra Kombëtare Shqiptare e Kinematografisë (ANCC), Qyteti i Vrgorac, MEDIA dhe Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Karlovy Vary është një nga festivalet më të vjetra dhe më prestigjioze evropiane të filmit në të cilën janë paraqitur më shumë se 200 tituj të rinj filmash. Shtëpia e Agës do të ketë premierën e saj në botë dhe gjithashtu do të hapë edicionin e 54-të të festivalit në Karlovy Vary. /Prive.al

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm