Shpat Kasapi jo vetëm këngëtar!

By

Kohëve të fundit është bërë zakon inkuadrimi i këngëtarëve në projekte kinematografike. Pas komedisë ‘Tirana 14’ dhe ‘Zori’ ku pamë shumë këngëtarë nën petkun e aktorëve do të ketë prurje të reja në këtë aspekt.

Para pak dite njoftuam se Gold AG është bërë pjesë e një kasti për një projekt filmik e ndërkaq tani zbulojmë një tjetër emër që do e shohim në kinema.

Bëhet fjalë për këngëtarin nga Maqedonia, Shpat Kasapi i cili sipas disa burimeve të Prive ka pranuar ftesën e një filmi që po xhirohet.

Bëhet fjalë për një ekip me pjesëtarë nga Kosova e Shqipëria.

 

Artikuj të ngjashëm