Shkurte Fejza flet për trashëgiminë pronësore – do t’iu lërë ajo pasuri edhe vajzave? (VIDEO)

By

Të hënën e kësaj jave, këngëtarja Shkurte Fejza bashkë me të bijën e saj, këngëtaren Gresa Behluli, ishin protagoniste të emisionit Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova.

Dyshja madje kanë përballur njëra tjetrën edhe në lojën Haje ose Thuaje, ku u bënë pyetje jo pak të sikletshme.

E njëra ndër to kishte të bënte me trashëgiminë në pronë, marrë parasysh kontekstin kulturor kosovar ku pasuria trashëgohet nga djemtë por jo edhe nga vajzat.

“A do na lësh pasuri edhe neve vajzave”, e pyeti Gresa nënën e saj.

“Nuk është kush e di se cfarë pasurie, por për mua jeni më të shtrenjtit ju. Dhe gjithçka që kam bërë e kemi bërë bashkë, dhe do të jetë saktë barabartë”, ka thënë Shkurta. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm