Shkurte Fejza feston sot ditëlindjen

By

Një ndër simbolet e muzikës së mirëfilltë shqipe sot feston ditëlindjen. Shkurte Fejza e lindur në Mushtisht të Therandës me 18 nëntor 1961, mbush 54 vite jetë.

Në rrjedhë historike, Shkurte Fejza i dha shumë diskografisë shqiptare me këngët e saj që lanë gjurmë në etapa jetike historike të popullit shqiptar.

Në një postim në rrjetin social Facebook, këngëtarja ka pasur një dëshirë të vetme me rastin e ditëlindjes.

Ndoshta edhe e influencuar nga situata e rëndë politike që po e shoqëron vendin ditëve të fundit, ajo ka potencuar se dëshiron që të dëgjojë vetëm lajme të mira për adhuruesit e saj dhe shqiptarët kudo që janë në rruzullin tokësor.

Me shpresë që dëshira e ikonës së muzikës popullore të plotësohet, i urojmë asaj edhe shumë vite të tjera. /Prive.al.

Artikuj të ngjashëm