Shiheni çfarë bëjnë fëmijët pas Majkut (FOTO)

By

Është kujdesur që për 1 Qershor, datën që shënon Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, të jetë afër tyre.

Dhe duket qartë që reperi kosovar Kastriot Rexha, gëzon famë edhe në mesin e më të vegjëlve.

Majk është shfaqur tejet i lumtur i rrethuar nga shumë fëmijë, që me padyshim ishin të gëzuar për këtë vizitë.

Madje, ai ka aq fanse të flakta, sa njëra prej vogëlusheve, ka shkruar emrin e tij në ballë.

Sic duket ndjeshmëria e Majkut për fëmijët është rritur edhe më shumë pasi ai vet është bërë baba i Roanit të vogël para pak ditësh.

“Një fëmijë mund të të mësojë se si të jesh i lumtur pa asnjë arsye”, ka shkruar Majk në njërën nga fotografitë, ku shihet duke mbajtur në krahë një vogëlushe.

Deri më tash ai nuk ka publikuar ndonjë urim për djalin e tij, por një gjë të tillë e ka bërë ish e dashura Majlinda Zeka, duke e uruar Roanin për ditën e fëmijëve e duke i premtuar dashuri të pafundme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm