Shënohet ditëlindja e parë e djalit të Argjentina Ramosajt (VIDEO)

By

Dita e sotme për këngëtaren Argjentina Ramosaj dhe bashkëshortin Dugagjin Fetahu është tejet e veçantë.

Fiks me 21 Korrik 2015, dyshja u bënë për të parën herë prindër me ardhjen në jetë të djalit, Noah, që sot mbush 1 vit në këtë botë.

Prindërit, ndryshe nga shumë të tjerë Noah-s ia kanë shënuar ditëlindjen me tortë menjëherë pas mesnatës kur edhe kanë mbërritur në shtëpi pas dasmës ku ishin të ftuar.

Princi i vogël duket ta ketë shijuar shumë momentin e ditëlindjes e posaqërisht atë të tortës siç edhe shihet në videon e mëposhtme. Urime!  /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm