Seriozisht? The Simpsons e kishin parashikuar para dy vitesh episodin e fundit të GOT

By

Fansat e Game of Thrones ishin çuditur jashtëzakonisht shumë kur Daenerys Targaryen dhe dragoi i saj i fundit, papritmas dogjën Kings Landing deri në themele, duke vrarë me qindra burra, gra e fëmijë të pafajshëm.

Mirëpo përderisa ky zhvillim i ri në serialin më të ndjekur më vonë i la shikuesit pa frymë, ka mundësi që kjo skenë dramatike, ishte parashikuar 2 vjet më parë, në një tjetër shfaqje televizive.

Flaming hell: The Simpsons creators appear to have correctly predicted the dramatic downfall of Game Of Thrones citadel Kings Landing in an episode from 2017, during which they parody the HBO fantasy-drama
Here we go: Many fans flooded Twitter with memes from the animated episode

Fansat e filmit të animuar The Simpsons, kanë reaguar menjëherë duke na e sjellë në mendje, se në vitin 2017-të, ata e kishin parashikuar këtë akt të Game of Thrones në episodin e quajtur The Serfsons.

Në këtë episod, një dragua shfaqet duke e shkatërruar Springfield, qytetin e Simpsons i cili në këtë episod paraqitet si një fshat mesjetar.

Në anën tjetër, kjo s’është hera e parë që skenaristët e The Simpsons kishin parashikuar gjëra tejet interesante, siç është edhe zgjedhja e Donald Trump në krye të Shteteve të Bashkuara. /Prive.al

Major events: It's not the first time the cartoon is seen to predict the future, perhaps the most famous which was when creators appeared to foresee the presidency of Donald Trump (pictured)

Artikuj të ngjashëm