Sëmuret Morena Taraku ?! (FOTO)

By

Një postim në rrjete sociale nga bukuroshja Morena Taraku ka shqetësuar jo pak fansat e këngëtares mbrëmë.

Në Snapchat, ajo ka postuar një foto ku shihet në spital nën mbishkrimin ‘infarkt në zemër’.

Nuk dihet saktësisht se kush është personi i fotografuar që shihet të ketë një tatuazh në dorë sikurse të vetë Morenës.

Më pas, postimi është fshirë teksa deri tani nuk ka asnjë reagim në rrjete sociale nga Morena për t’i dhënë përgjigje fansave të shqetësuar.

Është i çuditshëm fakti se si gjendet kohë në rrjete sociale për postime të tilla në raste hospitalizimi shkaku i arrestit kardiak.

Shpresojmë që ky rast të mos ketë asgjë të vërtetë dhe gjithçka të jetë në rregull për modelen e këngëtaren. /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm