Sëmuret këngëtarja Arta Bajrami

By

Me ardhjen e ditëve të ftohta në vendin tonë janë paraqitur edhe te prekurit e parë nga viruset sezonale.

Një problemi të tillë nuk ka mundur ti shmanget as këngëtarja Arta Bajrami e cila është prekur nga ky virus së bashku me vajzën e saj Victorian.

Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Facebook ku u shpreh se ndihet me të vërtetë e lodhur edhe pse në realitet është shumë e fortë ndaj situatave të tilla.

Ajo mes tjerash u lut edhe për të prekurit tjerë duke i uruar që sa më shpejtë të shërohen pasi që me të vërtet tashmë janë të prekur shumë njerëz.

Shpresojmë që këngëtarja ta kalojë sa më shpejt këtë gjendje dhe t’i rikthehet punës për projektet e reja. /Prive.al/

arta-bajrami

Artikuj të ngjashëm