Seldi zë vend në postimet e Andrrës: Për çfarë arsye?!

By

Pak ditë pasi në Prive shpalosën gjerë e gjatë mbi ndarjen artistike dhe ribashkimin, dyshja e njohur Seldi Qalliu dhe Sinan Hoxha i janë përvishur edhe më seriozisht finalizimit të projektit të ri muzikor.

‘Vullkan’ mban emrin kënga e re e cila tashmë është përfunduar gati tërësisht dhe pritet që të publikohet për publikun brenda pak kohësh.

E pikërisht ka qenë ky projekt muzikor arsyeja që Seldi Qalliu, pas një kohe të gjatë ka zënë vend në postimet e Andrra Destanit.

Bukuroshja, për t’i dhënë përkrahjen e duhur bashkëshortit ka shpërndarë një insert të shkurtër paralajmërues të projektit ku krahas Sinanit ka etiketuar edhe Seldin.

Përkrahja e Andrrës duket të jetë një ogur i mbarë për projektin i cili është duke u pritur me mjaft interes nga publiku i gjerë. /Prive.al/

Coming soon "Vullkan" @sinanhoxha_ @seldiqalliuu

A post shared by Aɴdrrα Deѕтαɴι ❥ (@andrradestani) on

Artikuj të ngjashëm