Së shpejti dasmë e madhe! Këngëtari i njohur po i jep fund beqarisë

By

I ftuar në emisionin “Familja” në Tv Klan, këngëtari i njohur Erik Lloshi pranoi se së shpejti do të kalojë në një tjetër fazë të jetës, pasi deri-diku po planifikon dasmën.

Këngëtari – që prej disa kohësh është në lidhje me Rominën – zbuloi se e ka bërë propozimin dhe dasma do të organizohet vitin tjetër në Tiranë.

“Meqë i kam hyrë këtyre punëve që 13 vjeç, tani ka ardhur koha të bëhem serioz. Ia kam bërë propozimin. Vitin tjetër në Tiranë [kemi dasmën],” u shpreh me humor ai, shkruan Anabel.

Ndryshe nga ç’prisnim, Eriku shtoi se propozimi nuk u shoqërua me një këngë, por me një poezi.

Artikuj të ngjashëm