Sapo ndodhi: Majki bën publikisht hapin e madh për djalin?!

By

Këngëtari nga Babastars, Majk ka tash e një kohë që është shndërruar në kryetemë të medias me jetën e tij private.

Gjatë lidhjes me Majlinda Zekën, u bë publik lajmi që bukuroshja është shtatzënë dhe pret fëmijë me krijuesin e hitit ‘Katile’.

Çifti, që u ndanë vetëm pak ditë më pas, kishin mohuar të thënë ndonjë gjë kur u kapën mat nga Prive por tashmë disa lëvizje vetëm se po shtojnë dyshimet që Majki realisht mund të jetë babai dhe këtë e pranon haptazi.

Pak ditë pas ardhjes në jetë të djalit të vogël, të quajtur Roan, Majki ka përditësuar biografinë e tij në Instagram duke i shtuar shkronjën R përkrah figurës së kurorës së mbretit.

Nuk mund të thuhet me siguri që kjo R është për Roanin megjithatë ndryshimi i biografisë me një inicial të tillë vetëm pak ditë pas lindjes, nuk duket të jetë bërë rastësisht, sidomos në një periudhë kur fansat po vlojnë me thashetheme mbi këtë pjesë.   /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm