Samanta e Capital T së bashku në New York?! (Foto)

By

Nëse ndiqni artistët tanë në Instagram atëherë sapo të kyçeni në këtë media sociale, menjëherë do të shihni fotografitë e shumta të këngëtarëve shqiptarë nga Amerika.

Nisur nga kjo, disa fotografi sot kanë rënë më shumë në sy.

Është fjala për postimet e Samanta Karavellës dhe reperit Capital T. Të dy artistët kanë shpërndarë imazhe nga New York, e madje edhe në të njëtin lokacion siç shihet në fotografi.

Karavella ka javë që është duke qëndruar atje, teksa ka pak ditë që Kapo ka mbërritur në Amerikë. Janë takuar apo këto fotografi nga i njëjti vend ishin rastësi, kjo nuk dihet.

Përtej kësaj të dy këngëtarët e njohur kanë paralajmëruar projektet e tyre të reja./Prive.al

Artikuj të ngjashëm