Safete Mustafa feston sot ditëlindjen

By

Safete Mustafa sot feston ditëlindjen. Më e madhja e motrave Mustafa e lindur më 25 Nëntor të vitit 1971 sot mbush plot 44 vite.

Urimet ishin të shumta përmes rrjeteve sociale nga familjarë e adhurues të muzikës së saj.

Vajzat e saj, Elsa dhe Donika Hoti në këtë ditë të veçantë në urim, mes të tjerash i premtuan nënës se do jenë gjithmonë përkrah saj duke e mbrojtur e duke e shprehur se sa shumë e duan.

Kujtojmë se në planin artistik, pak ditë më parë Safetja me motrën Sahiden dhe Shyhrete Behlulin e Remzie Osmanin publikuan këngën ‘Shoqet’ që u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku. /Prive.al/

urime

Artikuj të ngjashëm