Sabri Fejzullahu së shpejti me një super bashkëpunim!

By

Mbrëmja e kaluar ishte mjaft speciale sa i përket botës së show bizit pasi u transmetua edicioni special festiv ‘Prive Reality’.

Surprizat dhe emocionet e pafundme ishin pjesë kryesore e këtij edicioni e një ndër suprizat më të mrekullueshme gjatë kësaj nate ishte edhe ardhja e Sabri Fejzullahut si mysafir në shtëpi duke befasuar Dhurata Dorën e cila ka treguar se është një fanse mjaft e madhe e tij qysh prej fëmijërisë.

Befasia nuk përfundoi me kaq pasi Sabriu tregoi se mes tij dhe Dhuratës shumë shpejt do të vijë një bashkëpunim gjë për të cilën kanë diskutuar me të së fundmi.

Kënga tregoi se do të jetë një ripërpunim i një projekti të vjetër teksa për finalizimin e saj nuk dhanë ndonjë datë konkrete.

Pavarësisht mos konfirmimit të datës së saktë një kombinim i tillë do të ishte më se i pritshëm nga adhuruesit e muzikës. /Prive.al/

 

 

Artikuj të ngjashëm