Sabri Fejzullahu 71 vjeç? Veshja e tij e fundit thotë 21! (VIDEO)

By

Ai nuk i është dorëzuar asnjëherë moshës së tij të shtyrë dhe vitaliteti ka qenë nëjra ndër karakteristikat më të shquara të artistit Sabri Fejzullahu.

Fejzullahu që këtë vit festoi edhe 50-të vjetorin e karrierës së tij në muzikë, këtë javë vjen në Prive për të folur për projektin e tij të fundit që e lansoi para pak ditësh.

Derisa intervistën mund ta shohim të shtunën në ora 19:00 kur Prive të nis edicionin më të ri, ajo që na ra në sy kur po shihnim Promon e përjavshme të emisionit, është veshja e Fejzullahut.

Me një pallto të stofit me kapele, këngëtari po të mos i vësh mendjen rrudhave të pakta në fytyrën e tij, të jep përshtypjen se është një 21 vjecar sepse ai, ka zgjedhur të mos vishet sipas konditave sociale dhe nuk duket aspak i shtyrë në moshë!

 

Artikuj të ngjashëm