Sa vite jetë mbush sot Labi ?!

By

Këngëtari Labinot Tahiri sot feston ditëlindjen. Përmes një profili në llogarinë e tij në Facebook, këngëtari ka uruar veten duke ndarë me publikun një fakt mjaft interesant.

Ai ishte i pari nip i lindur nga ana e dajëve të tij por edhe axhallarëve  dhe premton se edhe në vijim do t’i shërbejë vendit dhe njerëzve që e duan Kosovën e Shqipërinë.

Ne i dëshirojmë Labit edhe shumë vite të tjera kurse ky është urimi i plotë i tij për veten:

Sot, 36 vite më parë, Nêna ime e shtrejtë më solli në jetë dhe, sot, 36 vite më parë u linda nipi i par nga ana e gjysherve te dajët dhe të axhallarët e mi.! Sot, kam mbushur 36 vite jetë!

Pasuria më e madhe në jetën time, është se për tërë këto vite u njoha me ju dhe me shumë miq! Këto vite i’a kushtova vetës, familjes, prindërve, shokëve, dashamirëve e pak shoqerisë civile! 

Me dhashtë Zoti ymër, që në vitët e ardhshme ti dhuroj shërbim vetëm vendit dhe njerzve të cilët e duan vendin tim Kosoven e Shqipërisë.!

Vjen një kohê që të gjithë ne e kuptojmë!! Se pasuria më e madhe është,,kur ti mendon ti dhurosh të gjitha ergjitë dhe gjithqka që ke nga vetja për të tjerët.

Labinot Tahiri.
18 dhjetor 2015

Artikuj të ngjashëm