S4MM e kishte fiksim, ja si i përgjigjet tani Ronela Hajati (VIDEO)

By

Nëse nuk e mbani në mend, ua rikujtojmë ne!

Reperi i famshëm shqiptar nga Tetova i njohur me nofkën S4MM, një kohë e kishte aq fiksim Ronela Hajatin, sa kishte publikuar një fotografi të sajën në Instagramin e tij.

Vetëm një përshkrim i tiji “Ufff”, linte të nënkuptohej se atij i pëlqen shumë Hajati, e cila në Nd’rrimin e Natës u pyet për këtë gjë!

Alaudin Hamiti nikoqiri i NIN, i kërkoi Ronelës ta thotë nëse e njeh dhe e di që ai e ka fiksim…

Dhe përgjigja e këngëtares e cila zgjedh gjithmonë të mos hapet shumë për atë pjesën personale të sajën, dha përgjigjen që prisnim.

“Emo se mos e ka bërë kot. Po mirë kushedi, i kam ik nga fiksimi. Nuk e njoh personalisht se kështu si artist po. Nuk e njoh, s’kam pasur asnjë lloj komunikimi. U shtofshin këta, çfarë të them unë”, ka thënë Hajati.

 

 

 

Artikuj të ngjashëm