Rrëfimi prekës i Fjolla Morinës për projektin e sapo publikuar (VIDEO)

By

Këngëtarja
Fjolla Morina ka publikuar projektin e ri duke i dhënë fund pritjes dhe
kuriozitetit të gjatë.

‘A ta
pranoj’ titullohet kënga prekëse e cila është refleksion i zhvillimeve në jetën
përsonale të këngëtares.

Kjo e
fundit, për Prive.al ka zbërthyer ekskluzivisht fabulën e tekstit.

‘Asnjëherë
nuk e dimë se kur do të largohemi nga kjo jetë. Jeta i ngjan një treni të
shpejtë i cili nuk e pret askënd. Në rrugëtimin tonë shumë njerëz kanë
preferuar të zbresin nga ky tren, të tjerë kanë ndërruar vagon e disa të tjerë
kanë prerë një biletë pa kthim.

Kjo këngë është
dedikim për ata që nuk janë më në tokë por kjo nuk do të thotë që nuk janë me
ne. Personalisht gjej vetën në këngë. Kam humbur edhe unë në jetën time njerëz
të dashur dhe koha nuk mi ka shëruar plagët, përkundrazi ma ka shtuar mallin.
Por jeta vazhdon. Nuk është e rëndësishme në sa copa të është thyer zemra, jeta
vazhdon dhe nuk të pret të ngritesh. Andaj, duhet të gjejmë forcën tek kujtimet
sepse vetëm ato nuk vdesin kurrë.

Këtë këngë
shpirti ja kushtoj të gjithë atyre që si unë kanë humbur një njeri të dashur, nënë,
baba, motër, vëlla a shok. Është e vështirë t;i thuash lamtumirë atyre që i kanë
mbushur shpirtin’ – deklaron Fjolla në postimin e bërë.

Ndiqeni të plotë më poshtë projektin e plotë dhe na thoni komentet tuaja. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm