Rrëfimi më romantik i Butës për ish të dashurën (VIDEO)

By

Në albumin e tij të fundit të titulluar “Vjeshtë Dimër”, reperi Buta ka një këngë të titulluar “My Bitich”, e cila është kryekëput dedikim për një vajzë me të cilën ai ka pasur lidhje.

Reperi i ri kosovar, i ftuar mbrëmë në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova, në intervistë me Alaudin Hamitin ka folur për një lidhje të mëparshme, e cila ka përfunduar në ndarje.

Ai në këtë këngë, i thotë më fal dhe se ndjehet keq për gabimet që i ka bërë, ndërsa kërkon nga vajza që t’ia dërgojë një mesazh.

Por a i erdhi ai mesazh?

“Jo s’më ka ardhur. Kam bërë gjëra të kqija dhe ajo nuk ma ka falur ende”, ka thënë Buta në NIN.

Ndiqeni të plotë intervistën e tij në linkun më poshtë:

Artikuj të ngjashëm