RONELA HAJATI KËNGË NGA ALANDY!

By

‘Malagata’ është kënga e cila arriti një sukses të madh në listën e këngëve të Ronela Hajatit..

Kënga e saj me Elgit Dodën, morri më shumë se 3 milion klikime në you tube, e pas saj edhe kënga me Agon Amigën veç na, pati një sukses të madh..

Siç duket bashkëpunimet e Ronelës gjithmonë janë të suksesshme pasi që edhe kënga me Skivin  Nelës, u shëndrua në hitin e vitit 2012.

E tash ka ardhur koha që për sezonën e verës Ronela të sjell një hit tjetër.

Ajo veçse ka filluar punën për projektin e ri I cili do të vie shumë shpejt..

Në studion e mikut të saj Alandyt, ajo ka filluar inçizimet e këngës, ku sipas mbishkrimit që ka vendosur ajo mendohet që do të quhet We be ballin..

Kjo këngë do të vie edhe me videoklip dhe do të punohet nga produksioni shqiptar max production./Prive.al

Artikuj të ngjashëm