Ronela Hajati e thotë hapur: “Publiku s’më donte në fillim dhe kjo ishte arsyeja”

By

Këngëtarja e famshme shqiptare Ronela Hajati, ishte e ftuara e Alaudin Hamitit të hënën që lamë pas.

Në Nd’rrimin e Natës në Klan Kosova, këngëtarja ka folur për fillimet e karrierës së saj, duke treguar se si nuk e kishte dashurinë e publikut që në start.

Hajati madje ka një rrëfim interesant se si publiku nuk e kishte dashur në fillim dhe e pranon se fajin e kishte vet, për shkak të qëndrimit të saj prej një mendjemadheje.

Po bëhesha gati për këngën tjetër dhe ata nuk po pushonin. Në fund të fundit, unë jam nga ato këngëtare që mbështetjen më të madhe e ka marrë nga njerëzit. Megjithatë në fillim të karrierës kisha njëfarë qëndrimi dhe mbase ndonjëherë përçoja energji paksa negative tek njerëzit, kisha goxha antipati nga ata. E kisha shumë problem sepse njerëzit sapo fillojnë të të njohin dhe ti del me disa këngë që nuk janë më të mirat e mundshme.

Isha pak fodulle. Kur shohin një vajzë të vogël 14 vjeçe që sillej si tip dive, absolutisht që krijohet antipati.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun më poshtë:

Artikuj të ngjashëm