Rona Nishliu e gatshme ta përfaqësojë edhe Kosovën në Eurosong

By

Rona Nishliu, ishte emri që u solli shqiptarëve renditjen më të lartë ndonjëherë në garën evropiane të këngës.

Këngëtarja e shquar për zë potent dhe një shpirt artistik, u rendit e pesta në festivalin e Eurovizionit në vitin 2012-të në garën që u mbajt në Baku.

Ky sukses s’ishte arritur ndonjëherë më parë, derisa ajo krijoi fansa në tërë Europën me këngën e saj “Suus” që ishte një projekt i mrekullueshëm muzikor.

Image result for rona nishliu eurovision

Menaxhmenti i saj bën me dije se NIshliu është përfaqësuesja e parë kosovare e ftuar në kongresin e përvitshëm të fansave të Eurosong në Spanjë, ku u prit me duartrokitje dhe ovacioneve.

E në sesionin e pyetjeve nga ta, fansat e kanë pyetur nëse Rona do merrte përsëri pjesë në Eurosong!

Ajo ka thënë se mund të rikthehet në Eurovizion për të përfaqësuar Kosovën, nëse kjo do të iushte e rëndësishme për vendin. /Prive.al

Image result for rona nishliu eurovision

Artikuj të ngjashëm