Rokeri i njohur i përfshirë në skandalin botëror me taksa!

By

Në mbrëmjen e së dielës, bota edhe njëherë u trondit nga një super-zbulim gazetaresk.

“Paradise Papers”, është skandali i radhës pas “Panama Papers”, qe përfshinë të famshmit, politikanët e multimiliarderët e botës, në fshehjen e pasurisë për t’iu ikur taksave.

Në mesin e emrave të njohur, është edhe vokalisti i grupit U2, Bono.

Ai është përmendur të jetë njëri nga ata, që transferuan pasurinë e tyre në vende me taksa zero, për t’iu ikur taksimeve të larta në vendet e tyre.

Rreth 13.4 milionë dokumente të titulluara “Letrat e Parajsës”, thuhet të kenë zbuluar se figura politike, familje mbretërore e kompani gjigante si Facebook, janë përfshirë në fshehjen e pasurisë, në ishujt Bermuda.

Këto dokumente, janë zbuluar në një firmë ligjore, Appleby, me bazë në Bermude, nga gazeta gjermane Süddeutsche Zeitung dhe nga britaniket The Guardian dhe BBC.

“Paradise Papers”, tregon se si politikanë, njerëz të famshëm, multimiliarderë e po ashtu familjet mbretërore, kanë përdorur struktura komplekse të financave, për ta mbrojtur pasurinë e tyre nga taksimi i lartë.

Mbretëresha Elizabetë e Britanisë së Madhe, sekretari i tregtisë së qeverisë Trump, Wilbur Ross, e po ashtu, edhe emri i presidentit Kanadez Justin Trudau është i lidhur me këtë zbulim.

Shumica e të dhënave vijnë nga kompania Appleby, një firmë e ligjshme në ishujt Bermude, që ndihmon klientët të ruajnë pasurinë e tyre duke paguar ZERO TAKSA.

Ky është zbulimi i dytë që tronditi botën pas “Panama Papers”, ku plot 2,6 terabajtë të dhëna, ishin zbuluar nga arkivat e firmës panameze Mossack Fonseca.

Aso kohe, politikanë europianë e sportistë, qenë në mesin e të infiltruarve.

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm