Rita vs. Dua: Vajzat nga Prishtina ‘dhëmbë më dhëmbë’ në top lista britanike!

By

Ishte e para që vuri shqiptarët në hartën e muzikës moderne botërore.

Me debutimin e saj në 2012-tën, Rita Ora si pjesë e Roc Nation bëri krenarë gjithë shqiptarët me sukseset e saj që ishin në fakt të padëshmuara më parë.

Por, me kalimin e kohës, emrat që depërtuan u shtuan duke rritur mes tjerash edhe ‘konkurencën’ mes shqiptareve.

Në rastin më të freskët, Dua Lipa është një tjetër lojtare e fortë.

E kjo është reflektuar edhe në klasifikimet britanike tek të cilat këtë javë, dy kosovaret zënë vend në top 10-shen e këngëve më të dëgjuara.

Në fakt, Dua është ngritur në katër javë për 19 pozita me ‘New Rules’ duke dalë e nënta teksa Rita me ‘Your Song’ përmbyll klasifikimin si e 10-ta, tre pozita më poshtë nga rekordi kur me këtë krijim muzikor nga Ed Sheeran u rangua e shtata, dhjetë javë nga publikimi.

Mbetet të shihet në javët në vazhdim nëse ngjitja e Duas me projektin ‘New Rules’ i cili ka korrur sukses të jashtëzakonshëm edhe në Youtube do të shënoj pozitë të re klasifikuese për vajzën nga Prishtina më të lartë se të koleges. Lartë e më lartë, vajza! /prive.al/

Artikuj të ngjashëm