Rita Ora: Rinia e Kosovës mund të bëj ndryshimin

By

Këngëtarja Rita Ora dje është nderuar në Londër, nga Presidentja Jahjaga me titullin ‘Ambasadore e Republikës së Kosovës’.

Ky titull është ndarë më herët por i është dorëzuar Ritës dje në Ambasadën tonë në Britani.

Ky lajm ka qarkulluar edhe në mediat britanike të cilat i kanë dhënë një theks të veçantë këtij momenti.

Nuk kanë lënë pa cituar edhe fjalët e Orës ku ndër të tjerash ajo ka thënë që do të punojë shumë për rininë e Kosovës pasiqë ajo me të vërtetë mund të bëj ndryshimin.

Ndërsa Jahjaga ka thënë që Rita Ora është artistja më e suksesshme kosovare./Prive.al

Artikuj të ngjashëm