Rita Ora publikon klipin e ri, por ne në Kosovë s’mund ta shohim!

By

Rita Ora është zëri i filmit të ri “Pikachu Detective”, bashkë producentin norvegjez Kygo.

Bashkëpunimi i dyshes është bërë për këngën “Carry On” që do jetë edhe kënga e filmit të ri, i cili shfaqet premierë me 10-të Maj të këtij viti.

Kjo nuk është hera e parë që Rita Ora bashkëpunon me producentë filmash. Këngëtarja me prejardhje shqiptare, më parë ka bashkëpunuar edhe me Liam Payne për këngën e filmit “Fifty Shades Freed”.

E përveç kësaj, Rita ka performuar edhe këngën “Grateful” e shkruar nga Diane Warren, për kolonën zanore të filmit të vitit 2014-të “Beyond the Lights”.

Megjithatë, klipi i ri i këngës së Rita Orës, nuk mund të shihet nga ne në Kosovë për shkak që publikuesit, s’e kanë bërë të qasshme nga vendi ynë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm