Rita Ora publikon këngën e re ‘Anywhere’

By

Ka pak javë që është lançuar kënga ‘Lonely together’ e Avicii dhe Rita Orës, e cila është kthyer në sukses që në start.

Por, bukuroshja shqiptare tashmë ka treguar se këtë vit do të rikuperoj kohën e humbur e prandaj ka publikuar edhe projektin e saj të ri solo ‘Anywhere’.

Ky produksion muzikor që në orët e para të mëngjesit ka filluar të dëgjohet në radiot britanike, ku në BBC Radio, Ora dha premierën e saj.

Kjo këngë është e disponueshme në të gjitha faqet muzikore për tu dëgjuar e shkarkuar teksa videoklipi akoma nuk është publikuar, pasiqë tashmë është e njohur formula e tregut ndërkombëtar. Fillimisht publikohet kënga e më pas edhe spoti.

Mirëpo, Rita nuk i ka rezistuar tundimit dhe ka postuar disa sekuenca që mund ti shihni më poshtë./Prive.al

#ANYWHERE is out everywhere!!! SO excited for you all to hear this one ?? Listen at the link in bio!!

A post shared by Rita Ora (@ritaora) on

Artikuj të ngjashëm