Rita Ora ndërpren transmetimin live në radio (Video)

By

Këngëtarja shqiptare Rita Ora gjatë fundjavës ka qenë prezente në eventin muzikor “Summertime Ball”.

Po përpos performancave spektakolare ajo bërë edhe diçka tjetër që pushtoi shtypin.

Gjatë një interviste të regjistruar për Capital FM pati disa pengesa. Duke u përgjigjur Rita në anën tjetër filloi transmetimi live i një emisioni në radio që ndërpreu Orën.

Por shqiptarja nuk e la me kaq, pavarësisht që ishte intervistë e regjistruar ajo shkoi në studio ku po mbahej emisioni Live dhe ka ndërhyrë.

Rita i tha drejtuesit të emisionit me humor që i ndërpreu intervistën asaj. E gjitha kjo e bërë pa ndonjë qëllim të keq shkaktoi momente gazmore në studiot e Capital FM./Prive.al

Shiko videon këtu

Artikuj të ngjashëm