Rita Ora merr propozim!

By

Ylli botëror me origjinë nga Kosova, Rita Ora ka qenë së fundmi më shumë se asnjëherë tjetër objekt i diskutimit të mediave rozë.

Pozimi topless për një magazinë franceze, kriza financiare pas rënies së lirë të të ardhurave, padia ndaj Jay Z ishin vetëm disa nga temat për të cilat ajo u përfol.

Por, ditëve të fundit, Rita ka kaluar kohë shumë të mirë në Dubai ku shkoi për të promovuar linjën e veshjeve Adidas, imazh i së cilës firmë është tash e një kohë.

Pritja që iu bë atje ishte fantastike teksa si një yll i vërtetë vizitoi edhe shkollat e mesme nga ku u prit me eufori dhe entuziazëm nga të rinjtë.

Njëri prej tyre madje pati një propozim të veçantë për Ritën të cilës i kërkoi të jetë partnerja e saj në mbrëmjen e maturës.

Hm, besojmë që vetëm propozimi ka mjaftuar për djaloshin në këtë ide kreative që iu mundësua nga rasti për ta takuar yllin botëror. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm