Rita Ora i ka dy fjalë për Dafina Zeqirin

By

Dikur, Dafina Zeqiri e quante Dua Lipën motër prej gjaku.

Por, siç do thoshte Elvana Gjata, ‘mesa duket gjërat kanë ndryshuar’.

Këngëtarja e njohur i ka thurur lavd Rita Orës.

Përmes InstaStory, Dafina ua ka kujtuar të gjithëve që Rita është e para shqiptare në industri.

‘Rita Ora, një prej të parave shqiptare që e ‘mbyti’ lojën në gjithë botën’ – ka qenë komplimenti i Dafinës që është replikuar shpejt nga Rita.

Ajo e ka rishpërndarë postimin e Dafinës në Instagram duke e konsideruar këngëtaren nga Kosova si ‘më të ëmblën’. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm