Rita me vargje emocionuese për fitoren e Majlindës

By

Me suksesin historik të xhudistes Majlinda Kelmendi që dje siguroi medaljen e parë olimpike për Kosovën, postimet vërshuan gjithandej në rrjete sociale.

I madh e i vogël shprehën krenarinë për suksesin por pa dyshim, një ndër postimet më emocionuese është i fundit nga Rita Ora.

Ambasadorja e nderit, përmes rrjetit social Instagram ka treguar kronologjikisht vuajtjet deri në fitimin e pavarësisë.

‘Ne nuk kemi mundur kurrë ta shfaqim talentin tonë, tani jemi të pavarur dhe mundemi! Çdo gjë që kam bërë, ka qenë duke u ndjerë krenare të qenurit shqiptare. Jam shumë e lumtur tëshoh këtë. Kjo më bën të qaj. S’mund të jem kosovare më krenare. Përpara, përpara, përpara Majlinda Kelmendi. Ne po bëjmë tifo për ty vajzë’ – ka shkruar Rita. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm