RITA KËNAQET NË IBIZA

By

Rita Ora këngëtarja me origjinë shqiptare po kalon disa ditë pushimesh në destinacionin e saj të preferuar, Ibizën.

Ajo është parë me shoqërinë e saj teksa mbush bateritë duke u argëtuar përpara disa javëve shumë të ngjeshura që e presin.

Rita në një video të postuar në Instagram shihet teksa kërcen me këngën e saj më të re ‘Body on me’ në prapavijë.

Ky krijim muzikor që do publikohet të premtën vjen në bashkëpunim me Chris Brown, të dashurin e dikurshëm të Rihannas dhe në media është cilësuar si hap i sigurtë drejt debutimit në tregun muzikor amerikan.

Ndryshe, në Britani të Madhe në fund të muajit Gusht, Ritën e pret paraqitja e parë si juri në X Factor pas suksesit absolut në spektaklin konkurent The Voice që falë këngëtares me origjinë nga Kosova i rriti drastikisht shifrat e shikueshmërisë. /Prive.al/

https://instagram.com/p/5_QTLlxs2M/

Artikuj të ngjashëm