Rita dhe Chris në lidhje ?!

By

Nuk ka dyshim, Rita Ora dhe Chris Brown përbëjnë një dyshe tejet tërheqëse. Por, a janë ata në lidhje me njëri-tjetrin me të vërtetë?! Mediat amerikane janë marrur gjerë e gjatë me kiminë perfekte të Ritës dhe Chris Brown në performancat e tyre.

Dueti ‘Body on Me’ dhe paraqitja në Jimmy Kimmel Show ka ngjallur dilema lidhur me një raport që tejkalon miqësinë dhe raportin kolegial.Ideja e Ritës dhe Chris Brown ishte që paraqitja në këtë program të ketë të përfshirë emocion dhe sensualitet që përkon me fabulën e videoklipit të lançuar javë më parë.

Por Hollywood Life raporton se Rita dhe Chris janë vetëm miq të mirë. Sipas burimit, vetë këngëtarja mendon se Chris është artist jashtëzakonisht i talentuar dhe i pashëm por bashkë qëndrojnë më mirë si shokë sesa si të dashur.

Ai në sytë e këngëtares me origjinë nga Kosova është një don zhuan por prapë mbetet opsion i hapur ndonjë romancë e mundshme e cila po pëlqehet mjaft shumë si ide edhe nga fansat. Por ju si mendoni, a do e bënin një çift perfekt Rita dhe Chris Brown i cili njihet për varg lidhjesh të dështuara në të kaluarën. /Prive.al/
https://www.youtube.com/watch?v=dVi8AVnLzH8

Artikuj të ngjashëm