Rikthehet Dhurata Ahmetaj (Video)

By

Një vit më parë solli këngën ‘Shumë o ka ma don’ që ishte një ndër këngët më të dëgjuara të verës 2014 dhe deri më sot ka regjistruar mbi 4 milion klikime.

Por nga ky projekt Dhurata më nuk solli asgjë. Gjatë kësaj kohe ajo u shkëput nga menaxhmenti i Blero-së dhe krijoi ekipin e saj me të cilin do të punoj tash e tutje.

Pas një viti punë në heshtje, ajo sot ka publikuar këngën e rikthimit. “Bone pa mu” mban emrin ky projekt, teksti i së cilës është punuar nga vetë Dhurata e ndërsa në melodi ka marrë vulën e Seven Saraçit, beat-i nga Luro me mix/master nga Bini.

Videoklipi i saj është punuar nga Imagine Films dhe Dhurata duket shumë në formë.

I gjithë ky projekt është punuar për katër muaj dhe tashmë është i disponueshëm edhe në YouTube./Prive.al

Artikuj të ngjashëm