Reperi shqiptarë në vizitë tek Xherdan Shaqiri (VIDEO)

By

Xherdani Shaqiri padyshim është njëri nga futbollistët më të mirë shqiptarë duke luajtur kështu nëpër klubet më të mira në botë.

Pavarësisht se nuk luan për kombëtaren shqiptare ai shoqërohet me shumicën prej fytyrave tona publike.

Një gjë të tillë ai na ka vërtetuar edhe më parë duke publikuar fotografi me artistë të ndryshëm por kësaj rradhe është diçka më ndryshe pasi njëri prej miqve të tij ka shkuar ta vizitojë atë në Angli ku edhe aktualisht është duke zhvilluar karrierën.

Capital T është reperi i cili zgjodhi ta vizitonte Xheradnin në këtë periudhë teksa futbollisti e bëri të ditur këtë duke publikuar një video në profilin e tij në Instagram ku shihej artisti duke bërë ushtrime derisa Xherdani po e motivonte në maksimum atë.

Dyshja shquhen për miqësinë e tyre janë parë edhe disa herë tjera së bashku nëpër vende të ndryshme të botës e gjithashtu edhe nëpër Kosovë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm