Reperi shqiptar me performancë në Rusi?!

By

Një shqiptar ngjitet në skenat në Rusi?! Ky lajm mund të tingëllojë pak i pabesueshëm por që realisht është shumë i vërtetë.

Ka qenë reperi G4shi, i njohur për ekspozimin e shqiponjës e trumbetimin e të qenurit krenar se është shqiptar ai që në Instagram ka shpalosur pak nga kjo pjesë.

Në një postim të bërë sot në profilin e tij ku në fokus është flamuri rus, Gashi ka pyetur: ‘Shumë fansa rus. Kështuqë a është Rusia gati për një spektakël të Gashit?! Etiketoni miqtë tuaj’.

Postimi më pas është fshirë nga profili i reperit, mbase shkaku i kritikave nga shqiptarët për vendin me qëndrim aspak miqësor ndaj Kosovës në veçanti e popullit tonë në përgjithësi. /Prive.al/

1478202637583

 

Artikuj të ngjashëm