Remzie Osmani po shijon një ndër momentet më të bukura në jetë! (FOTO)

By

Pak ditë më parë iu njoftuam se Remzie Osmani është surprizuar bashkë me familjen nga një mik.

Biletat në rend të parë për koncertin e legjendës Adele, ishin gjetja e Bekim Balajt (jo futbollistit të kombëtares siç është raportuar).

E kjo befasi, pa dyshim ndër më të veçantat në jetë, po shijohet në maksimum nga Remzia.

Në disa imazhe të ndara me fansat në rrjete sociale, ajo shihet teksa hyn në sallën e koncerteve bashkë me një maicë me fytyrën e Adele.

‘Une erdha, edhe Adele po vjen’ – ka shkruar këngëtarja në postimin e bërë.

Shpresojmë të jetë duke shijuar çdo moment nga kjo eksperiencë në koncertin i cili është i dyti me rradhë në dy ditë varg për Adele në Lanxess Arena, Cologne të Gjermanisë. /PRIVE.AL/

 

Artikuj të ngjashëm