REEXHI, EMRI QË PREMTON SJELL PROJEKT TË RI

By

Dy vitet e fundit në skenën muzikore pa dyshim se do të mbahen mend për depërtimin në masë të artistëve meshkuj që realisht, i mungonin skenës.

Njëri ndër emrat që arriti të afirmohej mjaft shpejt falë talentit ishte Reexhi, djaloshi i ri nga Vushtrria.

Projektet ‘Revolucion’ dhe ‘Në mshirën e Zotit’ që spikatën me tekstet shumë domethënëse bënë që ky artist të identifikohej edhe më lehtësisht nga publiku.

Tani, Reexhi vie me një projekt të ri veror të titulluar ‘My Summer Love’ i shkruar nga vetë ai.

Reperi ka paralajmëruar edhe projekte që do pasojnë në muajt në vijim mes të cilave siç merret vesh nuk do mungojnë as bashkëpunime. /Prive.al/

https://youtube.com/watch?v=F5rxYUIp_Mk&feature=youtu.be

Artikuj të ngjashëm