Red Carpet apo ‘Dead’ Carpet?!

By

Është trumbetuar si një ceremoni ekuivalante me ato nëpër botë por të paktën në pjesën e tapetit të kuq Top Awards duket se nuk ia ka dalë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kjo për faktin se transmetimi i ceremonisë në Top Channel është përcjellur edhe në aspektin teknik me përplot gabime ku dyshja, Isli dhe Xhemi vazhdimisht janë dëgjuar në komunikimin e hutuar me njëri-tjetrin ku madje në një rast nuk kanë identifikuar as emrat e të ftuarve.

Si të mos mjaftonte kjo, një hapësirë gjigande me shumë pak persona dhe një muzikë në sfond i shtonte ndjenjën e vobektë, larg një emocioni adrenaline që duhet të përcjell tapeti i kuq si rëndom kudo nëpër botë.

Ajo çka ka çuditur ka qenë edhe prania jashtëzakonisht e ulët e qytetarëve që këtë vit nuk kanë shfaqur një interes për të parë nga afër yjet e pranishëm. Disponim i ngjajshëm është reflektuar edhe në Youtube, ku në livestream një mesatare prej vetëm 400 personash ka ndjekur në kohë reale transmetimin.

Nuk dihet nëse arsyeja e këtij red/’dead’ carpet mund të ketë qenë fokusimi në kontentin e spektaklit brenda Pallatit të Kongreseve. Kjo pritet të shihet pas pak minutash. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm