Reagon On Records pas deklaratës së Zelmës

By

Zelma Peci javën që lamë pas ka deklaruar se ka prishur marrëdhëniet me labelin ‘On Records’ për shkak se këta të fundit nuk janë treguar korrekt me të.

Mirëpo, sot Prive ka kontaktuar me On Records të cilët kanë demantuar fjalët e këngëtares.

Menaxhmenti i kësaj kompanie muzikore ka thënë se Zelma nuk ka pasur marrëveshje me ta. Peci posedon tjetër menaxher dhe ajo vetëm ka qenë kliente në On Records për këngë por jo dhe për menaxhim.

Po ashtu kanë shtuar që Zzap and Chriss nuk kanë qenë të interesuar të punojnë me të por ka qenë interesimi familjar që ka bërë që producentët ti krijojnë disa këngë.

Menaxheri i On Records ka thënë se në fillim ajo është treguar falenderuese por tani ka ndikuar fama në të. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm